Real Madrid mbyll sezonin në La Liga/ Nga fair-play para ndeshjes, duartrokitjet te lotët e Marcelo-s dhe Isco-s

Real Madrid mbyll sezonin në La Liga/ Nga fair-play para ndeshjes, duartrokitjet te lotët e Marcelo-s dhe Isco-s

12:15, 21/05/2022

Real Madridi e mbylli librin e kampionatit të tyre fitues të La Ligës 2021-22 këtë sezon me një barazim 0-0 kundër Real Betis në kryeqytetin spanjoll.  Para takimit me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve, klubi dhe mbështetësit e tij patën një shans të fundit për t'i thënë lamtumirë yllit veteran Marcelo.

Image

Një prej mbrojtësve të majtë më të mirë dhe një nga lojtarët më të suksesshëm që ka veshur ndonjëherë fanellën e famshme të Realit, Marcelo do të ndahet me gjigantët spanjollë në verë pas skadimit të kontratës së tij, duke i dhënë fund një historie, një “lidhje dashurie” që daton në vitet 2006-07.

Nga ana tjetër, ndeshja u karakterizuar edhe nga një gjest super i bukur i të dy skuadrave. Një tunel i dyfishtë, sepse fillimisht lojtarët e Realit kanë duartrokitur ato të Betis dhe pastaj ka qenë radha e atyre të Betis të duartrokisnin Real Madrid.

Image

Sakaq, ka lot edhe nga Isco, i cili i dha fund karrierës së gjatë me Real Madrid.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco