Juventus merr vendimin e papritur për Dybalan

Juventus merr vendimin e papritur për Dybalan

10:57, 21/05/2022

Paulo Dybala mendohej se e kishte mbyllur aventurën e tij me Juven në sfidën kundër Lacios përpara tifozërisë së tij.

Por nëse fillimisht në dakordësi me trajnerin Allegri ai duhej të mos ishte grumbulluar për në Firence, mëngjesin e djeshëm ka ardhur urdhri i ri: jo vetëm që do të udhëtojë me skuadrën, por në të njëjtën kohë pritet që të jetë titullar, së bashku me të tjerët që do të përshëndesin,Chiellini dhe Bernardechi.

Edhe Vlahovic që gjithashtu mund t’i kursehej që të luante një tjetër sfidë në ish-stadiumin e tij, do të grumbullohet, por nuk dihet nëse serbi do të jetë nga minuta e parë.

Me shumë mundësi në vijën e parë të sulmit do të jenë Moise Kean, Alvaro Morata e Paulo Dybala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco