Pogba-Juve/ Mesfushori kthehet në shtëpi, ja detajet e kontratës

Pogba-Juve/ Mesfushori kthehet në shtëpi, ja detajet e kontratës

09:39, 21/05/2022

 Paul Pogba do të kthehet te Juve, “La Gazzetta dello Sport” nuk ka dyshime.

 Zgjedhja e tij ishte zemre: ai është gati t'i thotë po Zonjës, e cila vitet e fundit nuk ka shfaqur pendim me largimin e francezit.

Dita e djeshme ishte vendimtare për të zhvendosur barometrin e përqindjes qartë në favor të klubit të Juventusit. I bindur nga projekti dhe nga Allegri, mesfushori 29 vjeçar do të jetë sërish lider në mesfushë ashtu siç ishte te Juventusi para lamtumirës në verën e 2016-ës dhe do të gjejë sërish trajnerin me të cilin fitoi 2 kampionate.

Oferta e Juventusit për kontratën është si më poshtë: 7.5 milionë euro në sezon plus bonuse deri në 10 për 3 sezonet e ardhshme, ose deri në vitin 2025. Do të duhen më shumë hapa për të sqaruar detajet e fundit, por pjesa më e madhe është bërë. Tani kthimi në shtëpi i Pogba është vërtet një hap larg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco