Kumbulla dhe Etrit Berisha protagonistë, Roma e mbyll kampionatin me fitore bindëse!

Kumbulla dhe Etrit Berisha protagonistë, Roma e mbyll kampionatin me fitore bindëse!

09:09, 21/05/2022

Torino dhe Roma, luajtën mbrëmjen e djehsme, sfidën e fundit për këtë sezon në Serinë A. Verdhekuqtë e Mourinhos, arritën të triumfonin me rezultatin 0-3, teksa tashmë e gjithë vëmendja është në Tiranë, ku më 25 maj, Roma do të përballet me Feyenoordin në finale e Ligës së Konferencës.

Protagonistë në duelin e mbrëmjes së sotme, ishin edhe 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla dhe Etrit Berisha, që u aktivizuan titullarë. Në minutën e 21-të, Berisha i mohoi golin Kumbullës, me një pritje fantastike, pas tentativës së mbrojtësit me kokë.

Ndërkohë në minutën e 41-të, gardiani shqiptar, shkakoi penallti në dëm të Abraham, i cili e ndëshkoi Berishën nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet se sulmuesi shënoi më herët golin e parë në minutën e 42-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, ndërkohë që në minutë e 78-të, romanët shënuan edhe golin e tretë po me penallti, por kësaj here realizoi Pellegrini. Edhe pse gardiani shqiptar ia kuptoi krahun, nuk arriti të evitonte golin e tretë. Pavarësisht 3 golave të pësuar Berisha u bë protagonist me shumë ndërhyrje shpëtimtare, duke shmangur goleadën. Për sa i përket Kumbullës, mbrojtësi ishte i pakalueshëm në prapavijë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco