Finalja e Ligës së Konferencës, kapiteni i Feyenoord flet nga Portugalia: Të shkruajmë historinë në Tiranë

Finalja e Ligës së Konferencës, kapiteni i Feyenoord flet nga Portugalia: Të shkruajmë historinë në Tiranë

17:41, 19/05/2022

Kapiteni i Feyenoord, Marcos Sensi është shfaqur mjaft i emocionuar në prag të finales së Ligës së Konferencës kundër Romës në stadiumin “Air Albania”.

Nga Portugalia ku ekipi holandez po kryen një mini-fazë përgatitore, Sensi ka dhënë një intervistë për mediat ku u shpreh se 25 maji do të jetë një ditë e madhe si në aspektin personal, por edhe në atë profesional. Për mediat e huaja, kapiteni i Feyenoord zbuloi se në të ardhmen do të luajë për Argjentinën. Qendërmbrojtësi i Feyenoord e vlerësoi edhe thirrjen e Italisë, por është i lumtur që mund të luajë për vendin ku ka lindur.

“Është një kupë e re dhe ne duam të bëjmë histori. Për mua është finalja e parë që do të luaj dhe shpresoj ta fitoj.

Kemi ardhur në Portugali për të bërë fazë të shkurtër përgatitore dhe ky mund të jetë një avantazh për ne. Gjithsesi, dua të theksoj se Roma do të arrijë me një ritëm më të lartë sepse po luan ndeshje të rëndësishme”.

Italia apo Argjentina? “Kur mora telefonatat, u ula me familjen time dhe i shqyrtova, por realiteti është se gjithmonë kam ëndërruar të luaj me Kombëtaren e Argjentinës që kur kam qenë fëmijë dhe kam një vit që shkoj në shtrat duke menduar  për të pasur mundësinë time”, tha mbrojtësi 25 vjeçar.

Ndeshja Roma – Feyenoord do të luhet të mërkurën e 25 majit në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco