Kapiteni i Frankfurtit publikoi një foto të dëmtimit të tmerrshëm në finalen e Europa League

Kapiteni i Frankfurtit publikoi një foto të dëmtimit të tmerrshëm në finalen e Europa League

17:22, 19/05/2022

Kapiteni i Frankfurtit, Sebastian Rode, ka publikuar një foto nga dëmtimi i tmerrshëm që ka marrë në finalen e Europa League ndaj Rangers.

Skuadra gjermane arriti në vijën e finishit dhe pas 42 vitesh pritje arriti të ngrejë një trofe evropian, teksa mposhti Rangers pas një drame të madhe me penallti (koha e rregullt 1-1).

Pati shumë dëmtime gjatë lojës, por më i keqi nga të gjithë ishte i kapitenit Sebastian Rode.

Ai mori një goditje në kokë nga John Lundstram gjatë ndeshjes dhe gjithçka ndodhi në fillim të lojës. Interesante, Lundstram mori karton të verdhë.

Image

"Gjëja më e rëndësishme është fitimi i trofeut. Çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi", ka shkruar Rode në profilin e tij në Twitter krahas fotos.

Kapiteni i Frankfurtit me fytyrë gjakosur mori një trofe dhe një medalje për fitimin e titullit të Europa League, pas së cilës ndau një foto që bëri xhiron e botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco