Pjanic mund të kthehet në Serie A, Napoli shfaq interes për boshnjakun

Pjanic mund të kthehet në Serie A, Napoli shfaq interes për boshnjakun

15:35, 19/05/2022

Napoli është i interesuar të nënshkruajë me ish- mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic në formë huazimi nga Barcelona.

Mesfushori boshnjak është nën kontratë me Barcelonën, por sezonin e kaluar e kaloi në skuadrën turke te Besiktas si huazim, ku bëri 23 paraqitje në të gjitha garat.

“Gazeta Sports” raporton se ai do të kthehet te Barca në fund të sezonit, por nuk përfshihet në planet e trajnerit Xavi , por Luciano Spalletti e sheh 32-vjeçarin si lojtar të rëndësishëm për Napolin e tij në Ligën e Kampionëve.

Pjanic u transferua te Barca nga Juve në vitin 2020, por trajneri Ronald Koeman nuk e preferonte.

Ai u transferua për herë të parë në Itali në vitin 2011 kur iu bashkua Romës nga Lyon dhe shpejt u bë një nga mesfushorët më të mirë në kampionat.

Juve nënshkroi me të në vitin 2016 dhe ai u bë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës që fitoi Serie A dhe Coppa Italia dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë.

Ai fitoi dy tituj të tjerë të ligës përpara se të largohej për në Barcelonë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco