Real Madrid ‘blindon’ dyshen braziliane të sulmit,  zbulohen detajet e kontratave

Real Madrid ‘blindon’ dyshen braziliane të sulmit, zbulohen detajet e kontratave

13:48, 19/05/2022

Skuadra ‘Los Blancos’ është e vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me dyshen braziliane të sulmit Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Vinicius thuhet se është afër rinovimit të kontratës dhe pritet ta mbajë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2028, me një pagë prej 10 milionë eurove për sezon.

Ndërkohë, e njëjta situatë është edhe me Rodrygo, veçse ai do të ketë një pagë më të vogël.

Rodrygo pritet të nënshkruajë për një qëndrim në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2027, me 6 milionë euro për vit.

Klauzola e Rodrygo do të jetë e njëjtë me atë të Vinicius JR – pra 1 miliard euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco