Aubameyang i thotë lamtumirë kombëtares pas 13 vitesh

Aubameyang i thotë lamtumirë kombëtares pas 13 vitesh

13:02, 19/05/2022

Pierre Emerick Aubameyang është tërhequr nga kombëtarja e Gabonit, pas 13 vitesh. Sulmuesi dëshiron të fokusohet te karriera e tij te Barcelona dhe për vendimin e tij ka njoftuar Federatën e Futbollit të Gabonit.

Pas 13 vitesh krenarie që përfaqësoj vendin tim, po njoftoj se po i jap fund karrierës time me kombëtaren. Dua të falënderoj popullin e Gabonit dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohë të mira dhe të këqija.

Do të mbaj mend shumë kujtime të mira, si ditën e debutimit, apo ditën kur i ktheva nga Nigeria me ‘Topin e Artë’ të Afrikës”, ka shkruar mes të tjerash Aubameyang në letrën dërguar federatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco