VIDEO/ Kaos para finales së Europa League, tifozët e Frankfurt dhe Rangers rrihen me karrige në rrugët e Sevillas

VIDEO/ Kaos para finales së Europa League, tifozët e Frankfurt dhe Rangers rrihen me karrige në rrugët e Sevillas

21:07, 18/05/2022

Finalja e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Glasgow Rangers është paraprirë nga një përplasje e dhunshme mes tifozerive të dy skuadrave në rrugët e Sevillas, qytetit ku zhvillohet finalja.

 

 

Mbështetësit e dy ekipeve kanë pushtuar këtë qytet dhe në drekën e sotme, janë ndeshur mes tyre në një nga zonat e bareve të Sevillas. Pamjet e regjistruara nga qytetarët tregojnë një përplasje të dhunshme mes ultrasve të cilët nuk kanë kursyer edhe goditjet me sende të forta ndaj njëri-tjetrit, derisa mbërritën trupat e policisë spanjolle që i ndanë.

Ndërkohë, edhe gjatë marshimit të tyre drejt stadiumit për finalen ka pasur përplasje të tjera me policinë e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të ndarë grupimet e tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco