Europa League luan aktin e fundit/ Frakfurt - Rangers, Glasner dhe Van Bronckhorst rreshtojnë titullarët

Europa League luan aktin e fundit/ Frakfurt - Rangers, Glasner dhe Van Bronckhorst rreshtojnë titullarët

20:22, 18/05/2022

Eintracht Frankfurt dhe Glasgow Rangers përballen midis tyre në finalen e Europa League mbrëmjen e sotme në Sevilje. Klubi gjerman, fitues i Kupës UEFA në 1980 dhe skuadra skoceze, fituese e Kupës së Kupave në 1972, kanë mundësinë të sigurojnë një kupë të dytë kontinentale për nder të tyre nëse ia dalin në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, zakonisht strofulla e Sevilla-s.

Për këtë takim, Rangers vuajnë nga mungesa e tre lojtarëve. Helander, Hagi dhe Morelos janë dëmtuar dhe nuk do të luajnë në këtë takim. Giovanni van Bronckhorst i beson pothuajse formacionit që eliminioi Leipzig-un në gjysmëfinale me Tavernier-in në pistonin e djathtë, Kamara në mesfushë dhe Kentin përpara. Nga ana gjermane mungojnë Da Costa dhe Hinteregger të lënduar. Prandaj, Oliver Glasner vendos Toure në mbrojtje me francezin Ndicka. Për pjesën tjetër, është klasike me treshen sulmuese Kamada-Borre-Lindström dhe dyshen Kostic-Knauff në anët.

Formacionet zyrtare:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco