Lewandowski është gati të ulë pagën për t'u transferuar te Barcelona

Lewandowski është gati të ulë pagën për t'u transferuar te Barcelona

20:15, 18/05/2022

Robert Lewandowski është i gatshëm të heqë dorë nga 6 milionë euro në sezon për të kaluar te Barcelona. Ky është informacioni që vjen nga Mundo Deportivo për të ardhmen e qendërsulmuesit polak, protagonistit të një “konflikti” tek Bayern Munich.

 

Leëa dëshiron të largohet këtë verë. Sulmuesi, golashënuesi më i mirë evropian këtë sezon, ia ka komunikuar klubit gjerman synimin e tij për të lëvizur me çdo kusht që në këtë merkato, pa pritur skadimin e kontratës në vitin 2023. Aktualisht, Lewandowski fiton rreth 21 milionë euro në sezon tek Bayernit: marrëveshja e përgjithshme e gjetur tashmë me Barçën do të parashikonte një periudhë trevjeçare me rreth 15 milionë në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco