Sulmuesi i Sassuolos, Raspadori, kërcënon Milanin: Do t’i mposhtim sikurse në ndeshjen e parë

Sulmuesi i Sassuolos, Raspadori, kërcënon Milanin: Do t’i mposhtim sikurse në ndeshjen e parë

23:57, 17/05/2022

Sulmuesi i Sassuolos, Giacomo Raspadori, e ka kërcënuar Milanin, të cilët për të fituar titullin e kampionit duhet të mos mposhten në “Mapei Stadium”.

Raspadori ka thënë se Sassuolo do të bëjë paraqitje dinjitoze me synimin për të marrë tre pikët. Sassuolo e kishte mposhtur Milanin me rezultat 3-1 në stinorin vjeshtor në “San Siro”.

“Duam ta mbyllim sa më mirë kampionatin dhe do të kërkojmë fitore edhe ndaj Milanit. E dimë forcën e tyre, por i kemi mundur në fazën e parë dhe mund ta bëjmë këtë edhe në fundjavë”, ka thënë italiani i talentuar.

Raspadori ka thënë se është tifoz me Interin, por kjo nuk do të thotë motiv më shumë për të.

“Fakti që jam tifoz me Interin, nuk është një arsye më shumë. Ne sulmuesit duam të shënojmë gjithmonë dhe këtë do të synojmë edhe ndaj Milanit. Shpresoj që të kemi edhe pak fat për t’ia dalë”, nënvizoi Raspadori.

Milani është lider në Serie A me dy pikë më shumë se Interi, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu zhvilluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco