Ten Haag ndërprenë kontratën me Ajax-in, tekniku holandez do t’i përkushtohet punëshh me United

Ten Haag ndërprenë kontratën me Ajax-in, tekniku holandez do t’i përkushtohet punëshh me United

22:03, 17/05/2022

Tifozët e Manchester United shpresojnë që trajneri i ri Erik ten Haag të bëjë mrekullinë dhe t'i kthejë “Djajtë e Kuq” tek lavdia e vjetër.

 

Eksperti holandez do të pasojë Ralph Rangnick në fund të këtij sezoni dhe planifikohet të drejtojë skuadrën deri në verën e vitit 2025, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

 

E sa seriozisht i qaset punës së re, Ten Haag e tregoi me aktin e fundit që bëri.

 

Sezoni në Holandë përfundoi me një titull të Ajax dhe Ten Haag kishte një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor. Por tekniku vendosi ta ndërpresë kontratën në dëm të tij një muaj e gjysmë më parë për t'u fokusuar tek puna e tij te United.

 

Holandezi hoqi dorë nga një pagë e gjysmë, duke qenë se stazhi i tij te United do të nisë vetëm më 1 korrik, gjë që pak trajnerë do ta bënin.

 

“E kuptoj se kam nevojë për pushim, por kam shumë punë për të bërë te United dhe dua të përgatitem menjëherë për atë që do të vijë”, tha Ten Haag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco