Milani mbush arkat, 40 milionë euro të ardhura nga biletat

Milani mbush arkat, 40 milionë euro të ardhura nga biletat

19:25, 16/05/2022

Milani ka ndryshuar dhe këtë nuk e tregojnë vetëm rezultatet. Kuqezinjtë triumfuan një ditë më parë kundër Atalantës në një “San Siro” plot me tifozë.

Klubi i Milanit reklamoi që më shumë se 1 milionë tifozë kanë qenë në stadium në mbështetje të kuqezinjve këtë sezon.

“CalcioFinanza” raporton se kryesuesit kanë arkëtuar përafërsisht 40 milionë euro nga biletat këtë sezon.

Kjo është një shifër rekord në 11 vite, ndërkohë që nuk duhet harruar se për një pjesë të sezonit stadiumet ishin të hapura me 50 ose 75% të kapacitetit, madje disa ndeshje janë luajtur edhe pa tifozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco