Mesfushori i PSG-së refuzon të luajë me fanellën me simbolin e LGBT

Mesfushori i PSG-së refuzon të luajë me fanellën me simbolin e LGBT

18:03, 16/05/2022

Organizata për luftën ndaj homofobisë në sport “Rosso Diretto” ka bërë të ditur se pret shpjegime nga lojtari i Paris Saint-Germain, Idrissa Gana Gueye, gjesti i të cilit ka provokuar shumë polemika në Francë.

Të shtunën e kaluar, në ndeshjen kundër Montpellier, lojtari ka refuzuar të veshë fanellën që kishte të stampuar ylberin, simbolin e krenarisë së komunitetit LGBT.

“Homofobia nuk është një opinion, por një krim. Liga e Futbollit e Francës dhe PSG duhet ti kërkojnë shpjegime Gana Gueye. Madje ta dënojnë nëse është e nevojshme”, shkruan organizata në Twitter.

Mesfushori senegalez nuk luajti kundër Montpellier  sepse nuk donte që të vishte fanellën me simbolin e komunitetit LGBT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco