Bayern nuk humb kohë, klubi gjerman gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

Bayern nuk humb kohë, klubi gjerman gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

16:47, 16/05/2022

 Bayern Munich tashmë ka vendosur për nënshkrimin e pasuesit të polakut, Robert Lewandowskit. Sipas gazetës TZ të Mynihut, i zgjedhuri nga lidershipi bavarez është Sasa Kalajdzic, një sulmues austriak.

Ai është pjesë e Shtutgartit, që arriti të mbijetojë në Bundesliga të shtunën e kaluar, në ndeshjen dhe minutën e fundit të kampionatit. Gjithmonë sipas TZ, Bayerni ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e sulmuesit austriak, që ka kontratë deri në vitin 2023, por dëshiron të hedhë hapin e radhës në karrierë këtë verë.

E paqartë për momentin është nëse Kalajdzic do të bëhet pasardhësi apo partneri i Lewandowskit në sulmin e gjigantëve bavarezë. E ardhmja e polakut, pavarësisht se Bayerni nuk ndalet së përsërituri se nuk do ta shesë, është drejt zgjidhjes dhe premton të jetë një nga telenovelat e mëdha të verës.

Pavarësisht kësaj, Kalajdzic është bërë objekt dëshire i Bayernit, që do të duhet të paguajë rreth 20 milionë euro nëse do të marrë shërbimet e tij. Sipas “Bild”, Haller (Ajax) dhe Mané (Liverpool) janë dy sulmuesit e tjerë në listën e Bayernit për të zëvendësuar polakun.

Ndërkohë, bordi i Shtutgartit duket se i ka gjërat të qarta për Kalajdzic. “Nuk ka pasur asnjë telefonatë nga bavarezët. Kur të arrijë, do të vendosim nëse do të përgjigjemi apo jo. Fakti është dhe mbetet: Sasa ka ende një vit në kontratën e tij dhe ne jemi gjithashtu në bisedime për një zgjatje të mundshme të saj”, – bëri të qartë Mislintat, drejtori i klubit nga Shtutgarti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco