Te Milani harrohet Donaruma, Mike Maignan është ‘Doreza e Artë’

Te Milani harrohet Donaruma, Mike Maignan është ‘Doreza e Artë’

15:43, 16/05/2022

Portieri francez i Milanit, Mike Maignan, është padyshim një nga yjet që ka shkëlqyer këtë sezon me kuqezinjtë, duke qenë vendimtar me pritjet e tij.

Francezi së fundmi ka arritur në kuotën e 16 ndeshjeve me portën e paprekur, me asnjë portier tjetër në Serinë A që nuk e ka arritur këtë kuotë dhe që nuk mund ta arrijë as në ndeshjen e fundit.

Kështu Maignan fiton automatikisht çmimin e “Dorezës së Artë”, edhe pse në 31 ndeshje të luajtura, 6 më pak se rivalët e tij, pasi u detyrua të qëndronte jashtë për dy muaj.

Ai gjithashtu ka bërë dhe që ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donaruma, të harrohet shumë shpejtë nga tifozët, me këta të fundit që kanë një gardian të ri si hero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco