‘Luftë’ për të drejtat e imazhit, Mbappe mund të përfundojë në Premier League

‘Luftë’ për të drejtat e imazhit, Mbappe mund të përfundojë në Premier League

13:28, 16/05/2022

Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përplasen më 28 maj ​​në finalen e Champions League, në Paris.

Pikërisht në kryeqytetin francez luan ende futbollisti më i kërkuar në merkato, Kylian Mbappe, për të cilin dy klubet gjigante të Euvropës po rivalizojnë fort për të marrë.

“Ylli” i PSG-së është dëshira e Florentino Perezit për të vendosur në qendër të projektit të tij në “Berbabeu”.

Një operacion për të cilin ka punuar prej vitesh, madje verën e kaluar ofroi rreth 200 milionë euro, shumë që u refuzua nga El-Khelaifi.

Kylian nuk ka rinovuar, duke hedhur poshtë propozimet e ndryshme astronomike të parizienëve për rinovimin.

Perez shpreson ta prezantojë sa më parë, para turneut sezonal në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Liverpooli mund të prishë planet e presidentit të Realit.

Miguel Delaney, në buletinin e tij javor që publikohet çdo të premte në “The Independent”, siguron se Mbappe ende nuk ka rënë dakord për kushtet e kontratës së tij me Real Madridin, duke shtuar se e ardhmja e tij nuk është e qartë.

Ekipi i famshëm ka qenë ofertuesi tjetër i madh në garën për të marrë Mbappenë.

Problemi në bisedimet me Realin, që mund të shtyjë francezin drejt “Anfield”, kanë të bëjnë me të drejtat e imazhit:

“Madridi këmbëngul që të ketë 50% të të drejtave të imazhit të lojtarëve në çdo kontratë, por përfaqësuesit e Mbappesë nuk janë të gatshëm të dorëzohen,”, argumenton gazetari i njohur i “The Independent”.

Liverpooli, siç theksojnë nga Anglia, është i vëmendshëm për këto zhvillime dhe synon të përfitojë, duke ia plotësuar dëshirën sulmuesit.

Nuk do të ishte një operacion i thjeshtë, pasi një mes Salah dhe Mane do të duhej të largohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco