Kaq para kanë fituar ekipi i “Bad News Eagles” nga turneu më i fortë në botë për CS:GO

Kaq para kanë fituar ekipi i “Bad News Eagles” nga turneu më i fortë në botë për CS:GO

11:22, 16/05/2022

   Ekipi kosovar në CS:GO “Bad News Wagles” dje dhe zyrtarisht kanë mbyllur garën e tyre në ‘Legend Stage’.

“BNE” përfunduan në vendin e 15 –të në turneun i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Por pavarësisht humbjes dhe eliminimit nga kjo garë, ekipi ynë kanë pranuar një shumë të mirë të parave.

Pasi u eliminuan nga turneu, kanë siguruar një grup çmimesh rreth 8.500 dollarë (8172 euro).

Por kjo nuk është e tëra, ekipi i Bad News Eagles mund të fitojë vlerë e cila arrin shumën afër një milion dollarë, nga shitja e stikerave virtual në lojën e CS:GO, ku ekipi dhe lojtarët

tashmë kanë stikerin e tyre virtual në lojën e CS:GO për shkak të kualifikimit në turneun Major, dhe stikerat e tyre mund të blihen  në ‘STEAM MARKET’ nga të gjithë fansat anë e mbanë botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco