VIDEO/ Momenti kur Ibrahimovic thyen xhamin e autobusit para tifozëve të Milanit

VIDEO/ Momenti kur Ibrahimovic thyen xhamin e autobusit para tifozëve të Milanit

10:26, 16/05/2022

Zlatan Ibrahimovic “zjarr” me tifozët e Milanit për suksesin e mundshëm në Serinë A.

Në momentin kur autobusi i “Djallit” mbërriti në “San Siro” për ndeshjen me Atalantën (e fituar 2-0 nga kuqezinjtë), një turmë e entuziazmuar e priti para stadiumit, duke u dhënë kurajë futbollistëve për sforcot e fundit që duhet të bëjnë për të fituar titullin.

Ibra ishte në stol në këtë ndeshje dhe nuk dha kontribut në fushë, por impakti i tij te Milani kuptohet më qartë nga pamjet e kësaj videoje.

Gjiganti suedez, për të motivuar edhe më shumë tifozët dhe shokët e skuadrës, nisi të godiste xhamin e përparmë të autobusit, ndoshta pak më shumë se çmund ta përballonte.

Rezultati: krisje e xhamit.  Një dëm kolateral i papërfillshëm para pritshmërive të tifozëve kuqezi, që mezi po presin të festojnë titullin e Serisë A pas 11 viteve “thatësire”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco