Humbi finalen e Evropianit, Spinazola shpreson të luajë kundër Feyenoordit në “Air Albania”

Humbi finalen e Evropianit, Spinazola shpreson të luajë kundër Feyenoordit në “Air Albania”

09:45, 16/05/2022

Leonardo Spinazzola do të jetë vlera e shtesë e Romës për finalen e Tiranës.

Rikthimi i tij ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për Mourinhon përpara ndeshjes kundër Feyenoordit në finalen e Conference League.

Sigurisht që mbrojtësi i krahut nuk do të luajë nga minuta e parë, por mund të jetë alternativë për Zalewskin, i cili mbetet favorit.

Spinazzola shpreson të japë kontributin e tij në finalen e “Air Albanias”, pasi humbi atë të Evropianit, vitin e kaluar, për arsye dëmtimi.

Pas këputjes së tendinës në këmbën e majtë më 2 korrik kundër Belgjikës, ai u rikthye në fushë të hënën e kaluar për disa minuta kundër Fiorentinës dhe të shtunën u aktivizua titullar kundër Venezias.

Ajo paraqitje e shkurtër në “Franchi” ishte fundi i një makthi. Edhe nëse erdhi ajo humbje për Romën, që rrezikon të komprometojë pozicionin e saj në Serinë A, për Leonardon ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend.

Kundër Venezias, në 45 minuta që qëndroi në fushë demonstroi se ishte në rrugën e rikuperimit të plotë.

Spinazzola dëshiron ta mbyllë këtë sezon me një trofe dhe më pas të bëhet gati të jetë sërish protagonist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco