Mançester Siti barazon mes vuajtjesh, Uest Ham i jep asist Liverpulit në garën për titull

Mançester Siti barazon mes vuajtjesh, Uest Ham i jep asist Liverpulit në garën për titull

17:28, 15/05/2022 Mançester Siti nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Uest Hamit në javën e parafundit të Premier Ligës, në transfertë. Skuadra e Pep Guardiolës pësoi dy gola në pjesën e parë nga Bouen, por rezultati u barazua më pas në pjesën e dytë nga Grilish dhe një autogol i Kufal. Ishte Rijad Mahrez, i cili në fund të takimit humbi shansin e artë për të kaluar në avantazh “Qytetarët, duke humbur një 11-metërsh. Kështu Siti duhet të fitojë në sfidën e fundit me çdo kusht për t’u shpallur kampion, ose të shpresojë te një fitore e Sauthemptonit në sfidën me Liverpul. Një tjetër rezultat pozitiv për Mançester Sitin do të ishte dhe një barazim i mundshëm i skuadrës së Klop, duke parë dhe golavarazhin midis dy ekipeve që flet dukshëm për skuadrën e Guardiolës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco