Tottenham mund Burnley-n dhe vijon ‘luftën’ me Arsenal për një vend në Champions

Tottenham mund Burnley-n dhe vijon ‘luftën’ me Arsenal për një vend në Champions

15:41, 15/05/2022

Futbollistët e Tottenhamit mundën 1-0 Burnley-n në javën e 37-të të Premier League  dhe vazhduan betejën me Arsenalin për vendin e fundit që të çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Tottenham dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe mysafirët duhet të jenë të lumtur që u kthyen në shtëpi me vetëm një top në rrjetë.

Portieri i Burnley-t, Nick Pope, bëri disa pritje të mira gjatë ndeshjes, por nuk mundi të bënte asgjë në kohën shtesë të pjesës së parë,  më saktë në 45+8 kur Harry Kane shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Burnley pati rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 62-të kur Ashley Barnes gjuajti nga 20 metra, por goditi vetëm shtyllën.

Tottenham, të paktën përkohësisht, ka kaluar Arsenalin dhe është ngjitur në vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Burnley pret një luftë konvulsive për mbijetesë me Everton dhe Leeds.

Rezultati dhe golashënuesi:

Tottenham - Burnley 1-0 (penalltia e Kane 45 + 8')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco