Serie-A/ Milan mund të festojë titullin sonte, Interi i var shpresat te Atalanta

Serie-A/ Milan mund të festojë titullin sonte, Interi i var shpresat te Atalanta

11:42, 15/05/2022

Sonte luhet java e parafundit e Serisë A në të cilën mund të zbulojmë edhe kampionët e rinj të Italisë.

Në luftë për titull kanë mbetur vetëm Milani dhe Interi, ndaj Scudetto do të qëndrojë në qytetin e Milanos dhe më pranë ngritjes së trofeut janë kuqezinjtë, të cilët kanë dy pikë më shumë se rivali i tyre i qytetit.

Pas 36 javëve të luajtura, Milani ka 80, kurse kampioni aktual 78 pikë. Kuqezinjtë kanë një raport më të mirë të ndërsjellë (1:1, 2:1), që do të thotë se katër pikët nga dy ndeshjet e mbetura kundër Atalantës në shtëpi dhe Sassuolos jashtë i mjaftojnë për titull.

Atalanta do të vizitojë San Siron sonte dhe tek Interi shpresojnë që skuadra nga Bergamo që po lufton për të shkuar në Evropë, mund t'i prishë punë kuqezinjve.

Natyrisht, për të shpresuar për titullin, Interi duhet të bëjë pjesën e vet sonte në ndeshjen kundër Cagliarit dhe në javën e fundit në shtëpi kundër Sampdorias.

Nëse Interi pengohet dhe humbet ndaj Cagliarit, Milani mund të bëhet kampion me një pikë. Milani do të luajë kundër Atalantës në orën 18:00, ndërsa Interi kundër Cagliarit në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco