'Të qëndrojë në Stamford Bridge', legjenda e Chelsea-t: Nuk do e shisja Armando Brojën

'Të qëndrojë në Stamford Bridge', legjenda e Chelsea-t: Nuk do e shisja Armando Brojën

15:25, 13/05/2022

Armando Broja pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos verore. Sulmuesi kuqezi i cili është huazuar nga Chelsea te Southampton kërkohet nga shumë skuadra europiane, por dihet që djaloshi i rritur në akademinë e klubit nga Londra e” ka ëndërr të vesh sërish fanellën e “Bluve”.

Por a do të qëndrojë  Broja te Chelsea dhe të ketë një shans pas huazimit te Southampton? Situata duket e vështirë, Manchester City investoi te Haland, londinezët duhet të kundërpërgjigjen. Ndërkohë legjenda e Chelsea, Floyd Hasselbanik që ka realizuar 69 gola me këté ekip në periudhën e tij, sygjeron qëndrimin e Brojës në Stamford Bridge.

“Mund ta shihni sa i fortë është Broja, i shpejtë dhe atletik. Ka sy për golin. Duhet të përmirësohet, por nëse do të isha te Chelsea, nuk do e shisja dhe do i jepja shansin në sezonin tjetër. Ndoshta do e tregojë se është i mirë për ekipin e Chelsea”, tha Floyd.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco