Klopp e konfirmon: Fabinho do të jetë gati për ndeshjen kundër Real Madrid

Klopp e konfirmon: Fabinho do të jetë gati për ndeshjen kundër Real Madrid

15:16, 13/05/2022

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se mesfushori Fabinho do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit, në finalen e Champions League.

Braziliani u lëndua në ndeshjen ndaj Aston Villas, në mbrëmjen e së martës të cilën “Të Kuqtë” e fituan me rezultat 2-1.

Ai u zëvendësua me Jordan Hendersonin dhe pwr shkak tw kwtij lwndimi ai do ta humbasë finalen e FA Cup dhe ndeshjet e mbetura në Premier League.

Gjithsesi, ai do të luajë ndeshjen e fundit këtë sezon, atë ndaj Real Madridit e cila mund të konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

“Ai pritet të jetë gati më 28 maj”, tha gjermani Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseas në FA Cup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco