Keidi Bare mbeti pa trajner, një ‘Top i Artë’ kandidat për stolin e Espanyolit

Keidi Bare mbeti pa trajner, një ‘Top i Artë’ kandidat për stolin e Espanyolit

15:03, 13/05/2022

Vincente Moreno u shkarkua nga drejtimi i Espanyol vetëm pak orë më parë.  47 vjeçari u shkarkua nga drejtimi i skudrës katalanase vetëm 2 javë përpara fundit të kampionatit në Spanjë.

“Klubi vlerëson punën e trajnerit dhe stafit teknik në këto dy vite ku u rikthyem dhe forcuam pozitat në La Liga”, lexohej në komunikatën zyrtare të Espanyolit, pjesë e të cilëve është edhe Keidi Bare, mesfushori i kombëtares.

Një nga emrat që pëlqehet shumë nga presidenca është Fabio Cannavaro. “Topi i Artë” i fundit italian (2006) është gati të provojë aventurën e parë si trajner në kontinentin e vjetër, pas eksperiencave në Kinë.

Espanyoli renditet në vend të 13-të në kampionatin spanjoll, kur kanë mbetur dy javë përpara fundit. Ndërkohë, Bare numëron 1 gol dhe 2 asiste në 28 ndeshje sezonale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco