Çudira në klubin spanjoll, drejtuesit shkarkojnë trajnerin 2 javë para fundit të sezonit

Çudira në klubin spanjoll, drejtuesit shkarkojnë trajnerin 2 javë para fundit të sezonit

14:37, 13/05/2022

Kanë mbetur për tu luajtur edhe 2 ndeshje deri në përfundim të kampionatit spanjoll, klubi i Espanyolit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra teknikun Vicente Moreno.

Trajneri kishte një vit e 9 muaj që bashkëpunonte me klubin katalanas dhe riktheu Espanyolin në “LaLiga” një vit më parë.

Ndërsa këtë sezon klubi ka siguruar mbijetesën, por ka bërë një fazë të dytë shumë të dobët dhe duket se kjo është arsyeja që drejtuesit e klubit kanë marrë këtë vendim.

Për dy sfidat e fundit në kampionat kundër Valencias dhe Granadas stoli i është besuar Luis Blancos, aktualisht trajner i skuadrës së dytë të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco