Milan prezanton blerjen e parë në merkato, do të mbajë numrin e Kakasë

Milan prezanton blerjen e parë në merkato, do të mbajë numrin e Kakasë

17:26, 27/01/2022

Milani zyrtarizoi goditjen e parë në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë firmosur me të riun, Marko Lazetic, i cili vjen nga skuadra e Crvena Zvezdës.

Lajmin e dha klubi milanez përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se 18 vjeçari ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026. Lazetic do të mbajë veshur fanellën me numër 22, të njëjtën që ka mbajtur dhe legjenda Ricardo Kaka.

Këtë sezon serbi ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco