Ibrahimoviqi pritet të jetë i gatshëm kundër Interit

Ibrahimoviqi pritet të jetë i gatshëm kundër Interit

15:19, 27/01/2022

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq, pritet të jetë i gatshëm për derbin e qytetit kundër Interit.

“Derby della Madrnnina” do të zhvillohet me 5 shkurt. Aktualisht Serie A dhe top-ligat evropiane janë në pushim.

Ibrahimoviqi u largua nga ndeshja kundër Juventusit pas një lëndimi që pësoi. Por, sipas raporteve të fundit, ai do të rikuperohet për derbin e madh.

 

Ndërkaq, Franck Kessie nuk dihet nëse do të mund të paraqitet. Ai është eliminuar nga Kupa e Afrikës me Bregun e Fildishtë, por ndaj Egjiptit e ka lënë ndeshjen në minutën e 29-të për shkak të lëndimit.

Shkalla e lëndimit do të vlerësohet pasi Kessie të kthehet në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco