Xavi: Pedri ka lindur për të luajtur me Barcelonën

Xavi: Pedri ka lindur për të luajtur me Barcelonën

11:34, 24/01/2022

Një gol i Frenkie De Jong tre minuta përpara fundit të takimit, i dhuroi fitoren Barcelonës në fushën e Alaves.

Një sukses i rëndësishëm që afron skuadrën e Xavit me zonën Champions League.

Trajneri i Barcelonës priste më shumë nga djemtë e tij sa i përket lojës së zhvilluar, por në fund vlejnë pikët dhe 41-vjeçari i gëzohet triumfit në një fushë të komplikuar.

“Nuk jam i kënaqur me lojën, por morëm tre pikë të arta në një fushë të vështirë. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, por le t’i gëzohemi kësaj fitoreje thelbësore”, deklaroi trajneri i Barcelonës, i cili më pas shprehu fjalë të bukur për Pedrin.

“Pedri po shfaqet protagonist dhe po luan në nivele të larta. Edhe pse 19-vjeç ai është një futbollist i mrekullueshëm. Herë pas here bëjmë shaka duke e pyetur se nga ka ardhur. Unë mendoj se ai është një model për shumë njerëz. Pedri ka lindur për të luajtur me Barcelonën”, përfundoi trajneri i ekipit katalanas.

Barcelona renditet në vend të pestë me 35 pikë, një më pak se Atletico Madrid e vendit të katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco