Në mesjavë luhen çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, spikat derbi i kryeqytetit

Në mesjavë luhen çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, spikat derbi i kryeqytetit

09:37, 24/01/2022

Kategoria Superiore mbyll sot javën e 17-të të saj me sfidën mes Tiranës dhe Dinamos, për t’i lënë vendin dueleve të para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Një turne i cili ka një rëndësi të madhe për shumë klube që e shohin si rrugën më të shkurtër drejt Europës.

Ndeshjet janë ndarë në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten. Sfidat nisin të mërkurën, me dy duele që janë caktuar në orën 13:45.

Flamurtari do të presë në Vlorë skuadrën e Vllaznisë, ndërsa Egnatia do të presë Laçin në Rrogozhinë.

Ndërkohë, të enjten sfida e parë do të jetë ajo në Korçë ku Skënderbeu do të përballet me Teutën, kurse në orën 19:45, në kryeqytet do të luhet akti i parë i derbit mes Dinamos dhe Partizanit, dy ekipet për të cilat Kupa mund të jetë shpëtim i një sezoni.

Ndeshjet

26.01.2022

Flamurtari-Vllaznia 13:45 (Vlorë)

Egnatia-Laçi 13:45 (Rrogozhinë)

27.01.2022

Skënderbeu-Teuta 16:45 (Korçë)

Dinamo-Partizani 19:45 (Tiranë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco