Laporta dhe Perez kanë muaj që flasin fshehurazi: Kanë frikë nga njëri-tjetri, por e respektojnë njëri-tjetrin

Laporta dhe Perez kanë muaj që flasin fshehurazi: Kanë frikë nga njëri-tjetri, por e respektojnë njëri-tjetrin

21:41, 23/01/2022

Klubet e futbollit Real Madrid dhe Barcelona po hyjnë në një periudhë të marrëdhënieve cilësore të jashtëzakonshme dhe nuk duan t'i krijojnë probleme njëri-tjetrit sa i përket afrimit së lojtarëve, shkruan “Marca”.

Sipas medias spanjolle deklarojnë se presidentët e dy klubeve, Florentino Perez dhe Joan Laporta, komunikojnë rregullisht dhe se kanë rënë dakord zyrtarisht për një bashkëpunim në të ardhmen, që klubet të mos i prishin punë njëri-tjetrit.

Reali dhe Barcelona kanë frikë nga njëri-tjetri, nuk e duan njëri-tjetrin, por prapëseprapë e respektojnë njëri-tjetrin. Perez dhe Laporta ranë dakord se është më mirë që të dy klubet të kenë një marrëdhënie të mirë dhe të jenë 'të barabartë' sesa të luftojnë mes tyre dhe energjinë e tyre t’i shpenzojë duke luftuar kundër klubeve të tjera”, tha Marca në një deklaratë sot, duke shtuar:

"Ata folën fshehurazi për muaj të tërë dhe ranë dakord që të mos rrëmbejnë lojtarët e njëri-tjetrit të cilëve u përfundon kontrata. Kjo marrëveshje, natyrisht, vlen vetëm për lojtarët me kontratë, ndërkohë që nuk ka rregulla në garë për të nënshkruar lojtarë nga klubet e tjera."

Më tej “Marca” pohon se të dyja klubet kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të Superligës dhe gjithçka që ndodhi me këtë projekt të dështuar dhe se çdo goditje e re do t'i dëmtonte edhe më shumë klubet dhe se as Perez dhe as Laporta nuk duan të rrezikojnë në këtë drejtim.

Në muajin mars, ky tekst u publikua pasi mediat e tjera spanjolle shkruanin se Perez dëshironte të rrëmbejë mbrojtësin e Barcelonës, Araju, të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco