‘Të dua dhe do të dua përgjithmonë’/ Insigne në historinë e Napolit, barazon rekordin e Maradonës

‘Të dua dhe do të dua përgjithmonë’/ Insigne në historinë e Napolit, barazon rekordin e Maradonës

21:11, 23/01/2022

Lorenzo Insigne në historinë e Napolit. Me golin e realizuar ndaj Salernitanës në triumfin 4-1, kapiteni aktual i të kaltërve arriti të barazonte legjendën Diego Armando Maradona në kuotën e 115 golave, duke ndarë me ikonën e futbollit botëror, vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te skuadra e Napolit.

Image

Kjo renditje kryesohet nga Dries Mertens me 144 gola, teksa në vend të dytë qëndron Marek Hamsik me 121 gola.

Insigne, po luan ndeshjet e fundit me Napolin, pasi sezonin tjetër do të transferohet në Kanada tek Toronto. Gjatë festimit me shokët 30-vjeçar është kthyer nga telekamerat dhe duke vendosur dorën tek stema e klubit ka thërritur: “Të dua dhe do të dua përgjithmonë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco