Benzema mbron Messin: Ata që e kritikojnë nuk dinë asgjë nga futbolli

Benzema mbron Messin: Ata që e kritikojnë nuk dinë asgjë nga futbolli

17:58, 23/01/2022

Futbollisti francez Karim Benzema ka mbrojtur argjentinasin Lionel Messi, duke thënë se kritikat ndaj tij nuk janë të justifikuara dhe se të gjithë ata që e kritikojnë këtë lojtar nuk e kuptojnë realisht futbollin.

Messi verën e kaluar u transferua nga Barcelona te PSG dhe me fanellën e këtij klubi luajti gjithsej 16 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola, prej të cilëve vetëm një në kampionatin vendas. Ai ka zhvilluar ndeshje të mira në Champions League, por është ende larg nivelit që kishte në Barcelonë.

“Do të jetë e çuditshme ta takoj tani, pas kaq shumë vitesh në Barcelonë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha Benzema duke paralajmëruar duelin mes këtyre skuadrave në Champions League.

Ai vazhdoi duke thënë se ata tifozë që kritikojnë Messin nuk e kuptojnë vërtet futbollin.

"Pse nuk po tregon gjithçka që di te PSG? Duhet kohë për t'u përshtatur, për t'u përshtatur me mjedisin e ri... Por shikoni se çfarë bën në fushë, nuk mund të kritikoni një lojtar të tillë. Kushdo që kritikon Messi, nuk e kupton vërtet futbollin”, tha Benzema.

Ndeshja e parë e 1/16-tave të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Real Madridit do të luhet më 15 shkurt në Paris.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco