VIDEO/ Rrahmani shënon sërish për Napolin, Veseli i pafat

VIDEO/ Rrahmani shënon sërish për Napolin, Veseli i pafat

16:31, 23/01/2022

Napoli po fiton me rezultatin 4-1 ndaj Salernitanës në “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie-A.

Pas Juan Jesus dhe Dries Mertens ishte radha e mbrojtësit të përfaqësuese së Kosovës, Amir Rrahmani që të tunde rrjetën për “të kaltrit”.

Pas një pasimi të Mertens, mbrojtësi “Dardan” e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Ndërsa Federik Veseli u ndëshkua me karton të kuq pak minuta pas golit të Rrahmanit, duke lënë me 10 lojtarë skuadrën e Salernitanës si dhe duke shkaktuar një 11 metërshe. Napoli shënoi nga penalltia me kapitenin Lorenzo Insigne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco