Përmbysje e çmendur e Atleticos në minutat e fundit

Përmbysje e çmendur e Atleticos në minutat e fundit

23:45, 22/01/2022

Atletico ka marrë një fitore sensacionale ndaj Valencias, duke e mposhtur 3:2 në “Wanda Metropolitano”.

Në fakt, Atletico pas pjesës së parë e gjeti veten në disavantazhin e dy golave. Yunus Musah (25’) dhe Hugo Duro (44’) realizuan për mysafirët.

Por pjesa e dytë solli një Atletico ndryshe në fushë, që ngushtoi diferencën me anë të Matheus Cunha (64’).

 

Mirëpo, drama ishte e rezervuar në fund, kur skuadra e drejtuar nga Diego Simeone realizoi dy gola.

Angel Correa (90+1’) barazoi rezultatin, para se Mario Hermoso (90+3’) të kompletonte përmbysjen.

Fitorja e mban Atleticon në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Valencia është e nënta me 29 pikë.

https://streamff.com/v/d84463

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco