Kupa e Shqipërisë për femra/ Përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë për femra/ Përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste

21:41, 22/01/2022

Tirana, Vllaznia, Partizani e Kinostudio do të jenë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për femra të këtij edicioni.

Vllaznia që në këtë ndeshje çerekfinale kishte përballë skuadrën e Murlanit, fitoi me rezultatin e thellë 7-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër.

Kampionet në fuqi në futbollin e femrave kaluan shpejt në avantazh, me Megi Doçin, e cila shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 9-të, teksa realizoi edhe një tjetër gol në minutën e 79-të.

Golat e tjerë u shënuan nga Lufo, e cila realizoi një tripletë dhe Gjini, e cila shënoi dy gola, duke i dhënë fitoren e kualifikimin për në gjysmëfinale.

Sakaq, Partizani mundi ekipin e Teutës me shifrat 3-0. Të kuqet kaluan në avantazh në minutën e 38-të me Locin, e cila shënoi edhe golin e dytë në minutën e 55-të, teksa golin e tretë dhe të fundit për skuadrën kryeqytetase e realizoi Begallo.

Kësisoj, skuadra durrsake eliminohet nga ky edicion i Kupës, me Partizanin që vijon rrugëtimin në këtë kompeticion.

Në kompleksin “Skënder Halili”, skuadra e Tiranës siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi mundi Atletik Club me shifrat 3-0.

Një ndeshje jo e lehtë për bardheblutë, të cilat arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm në minutën e 42-të me Goron, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Metalla e më tej Goro realizon edhe golin e dytë personal e të tretin për skuadrën tiranase.

Ndërkaq, skuadra e katërt që ka siguruar gjysmëfinalen është Kinostudio, që ka kaluar në këtë fazë pasi sipas vendimit të marrë në qershorin e vitit 2021 nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, skuadra e Apolonisë së femrave është përjashtuar nga gara në këtë edicion, për shkak të braktisjes së ndeshjes finale kundër Vllaznisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për femra në edicionin e kaluar.

Ndërkaq, sipas skemës së përcaktuar, janë zbuluar edhe dy ndeshjet e fazës gjysmëfinale ku Tirana do të përballet me Kinostudion ndërsa në ndeshjen tjetër Vllaznia do të luajë ndaj Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco