Rui Costa: Na vinte turp të provonim ato që bënte Ronaldo

Rui Costa: Na vinte turp të provonim ato që bënte Ronaldo

14:10, 22/01/2022

Futbollisti legjendar portugez Manuel Rui Costa ka treguar se si dukej kur lojtari i ri i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, iu bashkua kombëtares.

Ai ishte më i riu, por menjëherë u imponua dhe të gjithë e kuptuan se para tyre ishte ylli i ardhshëm i futbollit.

“Kurrë nuk kam luajtur me Messin, por kam pasur privilegjin që ta bëj me Cristiano Ronaldon. Ai ishte më i riu nga të gjithë në kombëtare, por u integrua shpejt dhe çdo ditë kishte diçka të re për të na mësuar”, tha Rui Costa, duke shtuar:

"Është e vërtetë që ne kishim turp të provonim t'i provonim driblimet e tij dhe e imitonim në fshehtësi. Në darkën që organizonte kombëtarja, fliste vetëm për driblimet, megjithëse ne u përpoqëm t'i rrënjosnim rëndësinë e lojës në ekip", kujton mesfushori dikur i madh.

Rui Costa besonte që në fillim se Ronaldo ishte i destinuar për gjëra të mëdha.

"Kur nuk ishte aty pranë, ne të gjithë thoshim se do ta fitonte Topin e Artë. Kjo mund të konkludohej nga mënyra se si stërvitej, talenti. Nuk kishim dyshim. E dinim se kishim përballë një sportist me vullnet të jashtëzakonshëm. Ai kishte mendjen dhe këmbët për të qenë më i miri. Dhe për fat, kështu ishte”, tha legjenda e Portugalisë.

Rui Costa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Benfikën, Fiorentinën dhe Milanin, ndërsa në fanellën e kombëtares ka luajtur 94 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco