Balotelli pritet të rikthehet te kombëtarja italiane

Balotelli pritet të rikthehet te kombëtarja italiane

14:00, 22/01/2022

Sulmuesi Mario Balotelli do të rikthehet për të luajtur në kombëtaren italiane.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, i cili aktualisht është duke luajtur te skuadra turke Adana Demirspor, pritet të thirret nga trajneri Roberto Mancini për fazën që do të zhvillohet në Coverciano në ditët në vijim

Rikthimi i tij është gati pas tre vitesh, Mancini është gati për t’i dhënë Balotellit një shans të ri, transmeton Klankosova.tv.

Paraqitja e fundit e ish-sulmuesit të Interit për Italinë erdhi në shtator 2018, kur Italia barazoi 1-1 me Poloninë në Ligën e Kombeve.

Ndwrsa goli i tij i fundit në maj 2018, në një fitore miqësore 2-1 ndaj Arabisë Saudite.

Balotelli dhe Mancini kanë një histori të gjatë, duke punuar së bashku në Inter dhe Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco