Legjenda e Manchester United vlerëson: Momo Salah futbollisti më i mirë në Premier League

Legjenda e Manchester United vlerëson: Momo Salah futbollisti më i mirë në Premier League

12:56, 22/01/2022

Momo Salah u rendit i treti pas Robert Lewandowskit dhe Leo Messit në “FIFA Best 2021”. Ish-mbrojtësi i United, Gary Neville e vlerëson shumë yllin e Liverpool, të cilin e cilëson si lojtarin më të mirë në Angli.

Komentatori sportiv habitet se si 29-vjeçari nuk llogaritet shumë sa i përket çmimeve individuale. Salah shënon prej vitesh shumë gola, dhuron asiste dhe është një nga lojtarët më vendimtarë në sukseset e ekipit të Jurgen Klopp.

“Unë mendoj se ka një mungesë të përgjithshme respekti nga e gjithë bota sportive kundrejt Momo Salah. Ai thjesht nuk respektohet sa duhet kur bëhet fjalë për ngjarjet që kanë të bëjnë me fitimin e çmimeve të rëndësishme.

Më duket e pabesueshme. Në fillim mund të kishte disa dyshime, por u bënë 3-4 vite që Salah luan në nivele të larta dhe rendimenti i tij vjen në rritje. Ai udhëhoqi Liverpool drejt fitimit të titullit dhe Champions League.

Nuk mendoj se ai nuk e meriton një çmim, Salah është futbollisti më i mirë në Premier League”, deklaroi Neville për sulmuesin egjiptian, i cili kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në ishull me 16 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco