Kaos te Partizani/ Largohet Dritan Dervishi, sapo ishte emëruar drejtor

Kaos te Partizani/ Largohet Dritan Dervishi, sapo ishte emëruar drejtor

12:33, 22/01/2022

Te Partizani nuk kanë fund ndryshimet. Drejtori i emëruar pak ditë më parë, Dritan Dervishi është larguar nga “demat”.

Burime pranë klubit të kuq mësohet se gjatë grumbullimit të skuadrës në qytetin e Elbasanit për tu përgatitur për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, Dervishi ka pasur mosmarrëveshje me Olsi Ramën për çështjen e merkatos, por edhe të hierarkisë në klub.

Nuk dihet ende se cili do të marrë postin e Dervishit, i cili pak ditë më parë u emërua në pozicionin e drejtorit të skuadrës kryeqytetase.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco