Tuchel duket se nuk e mendon më titullin në Angli

Tuchel duket se nuk e mendon më titullin në Angli

09:46, 22/01/2022

Pas një ecurie fantastike në fillim të kampionatit, Chelsea ka ngecur në garën për titull të kampionit.

Aktualisht skuadra londineze zë vendin e tretë në tabelë me 44 pikë, 12 më pak se lideri Manchester City që ka edhe një takim më pak të zhvilluar.

Duke parë diferencën në pikë, Thomas Tuchel duket se është dorëzuar sa i përket garës për titull të kampionit dhe mendon vetëm për top katërsh.

Në xhiron e 23-të, Chelsea pret rivalin lokal Tottenham Hotspur, derisa Tuchel i konsideron ata si rival direkt edhe për renditjen tabelare.

Spurs janë në pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë, por që kanë plot katër ndeshje më pak të zhvilluara.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është e vërtetë që mund të bëjmë llogari, por nëse shohim kalendarin është e çuditshme të shohësh skuadra që luftojnë në të njëjtën zonë të renditjes dhe kanë katër ndeshje më pak”.

“Kjo mund të sjellë përshtypjen e gabuar, se je më lart në renditje, kur nuk je. Prandaj duhet të jemi të fokusuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti mposhtim rivalët tanë direkt”, tha Tuchel.

Chelsea e ka mposhtur tri herë këtë edicion Tottenhamin, një herë në kampionat (0-3) dhe dy herë të tjera në gjysmëfinalen e Kupës (2-0, 0-1).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco