Milan interesohet për talentin e madh belg

Milan interesohet për talentin e madh belg

14:16, 21/01/2022

Milan po punon në merkato për përforcimin e skuadrës. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë shfaqur interes për playmakerin e Anderlecht Yari Verschaeren që tërhoqi vëmendjen e të gjithë Evropës me lojërat e tij fantastike.

Milan po negocion me drejtuesit e klubit belg dhe agjentin e 20 vjeçarit dhe nëse gjendet gjuha e përbashkët, Verschaeren mund të veshë fanellën e klubit italian.

Këtë sezon, lojtari i kombëtares belge ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar shtatë asiste. Çmimi i tij është rreth 15 milionë euro dhe klubet pritet të arrijnë një marrëveshje së shpejti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco