Shumë klube të mëdha shfaqin interes për Bajramin, në 2019 ishte pothuajse lojtar i Juves

Shumë klube të mëdha shfaqin interes për Bajramin, në 2019 ishte pothuajse lojtar i Juves

14:00, 21/01/2022

Nedim Bajrami po shijon një sezon fantastik te Empoli dhe falë golave ​​dhe asisteve ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, madje edhe disa prej emrave më të mëdhenj. Sassuolo ishte gati të investonte 10 milionë për të në janar, por Empoli nuk ka ndërmend ta shesë në këtë merkaton, teksa së fundmi në garë hynë edhe Napoli dhe Lazio, me Spallettin dhe Sarrin që e vlerësojnë shumë fantazistin shqiptar.

Pa marrë parasysh që Interi e ndoqi nga afër në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë dhe se Juventus, në vitin 2019, ishte një hap larg blerjes së tij përpara se të zbarkonte nga Grasshopper në Toskana. Tani Andreazzoli e shijon, në verë do të ketë një luftë të vërtetë, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco