Kokainë dhe lavdi: Odiseada e çuditshme dhe e mrekullushme e Christoph Daum si trajner

Kokainë dhe lavdi: Odiseada e çuditshme dhe e mrekullushme e Christoph Daum si trajner

12:19, 21/01/2022

Christoph Daum arriti të bëhej kryetrajner i kombëtares së Gjermanisë, si pasues i Erich Ribbeck, pas dëshpërimit nga Euro 2000. Vetëm një dekadë pas lavdisë së Italisë 90’ si Gjermani Perëndimore, dhe vetëm katër vjet pas triumfit në Euro 96 pas ribashkimit, Gjermania ishte futur në një regres shumë të theksuar. Përkundër suksesit në Angli, ishte një turne i fituar kundër pritshmërive të tyre.

 

Tetë vitet e Berti Vogts në krye kishin qenë polarizuese. Lavdia e Euro 96 kompensoi tronditjen e humbjes së tyre ndaj Danimarkës, në finalen e katër viteve më parë në Euro 92 dhe dy eliminimet nga Kupa e Botës gjatë ShBA 94’ dhe Francë 98’. E dyta nga ato humbje në Kupën e Botës pa Kroacinë të çmontonte copëzat e fundit të atmosferës së pathyeshmërisë së Gjermanisë.

Gjatë kohës së eliminimit të tyre në grupet e Euro 2000, Gjermania jo vetëm që dukej aq njerëzore sa rivalet e saja, por madje dukeshin edhe të pambrojtur. Skuadra e Ribbeck ishte kualifikuar nga një grup relativisht i dobët, megjithatë detyrohej të djersiste për kualifikim atuomatik nga Turqia, e cila mposhti Gjermaninë në fillim të kualifikueseve në Bursa, dhe më pas luajti një barazim të tensionuar, pa gola, në xhiron e fundit me ta, në Olympiastadion në Mynih, në një mbrëmje ku fitorja për skuadrën e Mustafa Denizlit do të shihte Turqinë të kualifikohej, duke lënë Gjermaninë në Play Off.

Kualifikimi nuk arriti të lehtësonte problemet e Ribbeck. Traziar jo karakteristike të skuadrës përshkuan dhe prania e Lothar Matthaus në moshë – në atë kohë 39 vjeçar dhe që vepronte si ‘fshirës’ – thuhet se ishte nxitëse për anëtarët tjetër të skuadrës. Matthaus, një nga nëntë lojtarët në skuadrën e Gjermanisë, i moshës 30 vjeç e lart, për dallim nga vetëm tre të moshës 25 vjeç ose më të rinj, pati një vështirësi të madhe me kombëtaret e dobëta. Forma e tyre ishte: Një pikë e fituar nga tre ndeshje, një gol i shënuar, një humbje e rëndë nga Anglia e çorganizuar, si një ‘ndarje’ me Portugalinë.

Ribbeck u largua nga puna e tij, me rekordin më të keq të ndonjë trajneri të kombëtares së Gjermanisë, duke fituar vetëm 10 nga 24 ndeshjet e tij si kryetrajner i Gjermanisë. Ishte arritur në një udhëkryq dhe Daum ishte njeriu që DFB kishte identifikuar si të duhurin për të kthyer fatin e Die Mannschaft.

Daum ishte një produkt i sistemit amator të Gjermanisë Perëndimore dhe ishte shumë i lidhur me ekipin e rezervistëve të Koln për pjesën më të madhe të një dekade, si brenda dhe jashtë fushës. Ishte gjatë sezonit 1985/86 kur ai u promovua si ndihmës-trajner i skuadrës së parë, nën Georg Kessler, i cili ishte sjell në mes të kampanjës.

Pavarësisht se nuk ishin në gjendje të përmirësonin situatën e Koln në mes-tabelë, Kessler dhe Daum arritën t’i drejtonin Billy Goats në finalen e Kupës UEFA në 1986. Duke zhbllokuar rezultatin në ndeshjen e parë në Bernabeu me Klaus Allofs, Koln pastaj e gjeti veten të mbushur me fuqi sulmuese nga Real Madrid. Golat e Hugo Sanchez, Rafael Gordillo, një dy-golësh i Jorge Valdano dhe një tjetër nga veterani Santillana zgjidhën gjithçka, me 90 minuta që kishin mbetur për t’u luajtur. E vetmja surprizë e mbrëmjes ishte mungesa e Emilio Butragueno në listën e golashënuesve.

Një fitore 2:0 në ndeshjen e dytë në Olympiastadion në Berlinin Perëndimor ngriti humorin në skuadër, por mangësia kryesore e Koln gjatë gjithë sezonit ishte mungesa e aftësisë së tyre për të fituar në udhëtim. Kur sezoni i ardhshëm filloi në mënyrë të ngjashme, Kessler u shkarkua para shtatorit. Vetëm një muaj para ditëlindjes së tij të 34-të, Daumit iu dorëzua një nga punët më të mëdha në futbollin gjerman.

I pamposhtur në shtatë ndeshjet e tij të para në krye, duke përfshirë dy fitore spektakolare në udhëtim, Daum nuk mund të kishte një start më të mirë. Ndërsa, një periudhë testimi pak para pushimit dimëror ngadalësoi progresin e tij të hershëm, Koln ishin shpejtë jashtë blloqeve në rifillimin e Bundesliga në fillim të shkurtit. Kthimi i Tony Woodcock në klub kishte rezultuar i rëndësishëm edhe pasi ishte ngjitur në prag të luftës për futbollin evropian, Kolnit i mbaroi ‘forca’ pasi ata nuk arritën të fitonin asnjë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit, duke përfunduar në pozitën e dhjetë.

Dersa mësimet ishin marrë në bord, kishte akoma gjëra për të ardhur. Sezoni 1987/88 solli një ndjekje të papritur të titullit, në një betejë tre-palëshe me Salatschussel me Bayern Munich dhe kampionët e ardhshëm, Werder Bremen. I pamposhtur deri në raundin e 15-të, kur humbi ndaj Bremenit, Koln ishin fajtorë për shumë barazime dhe jo mjaftueshëm gola. Përfundimi në pozitën e tretë i dha fuqinë Daum për të luajtur futboll në UEFA Cup dhe një reputacion që lulëzonte.

Dy gara për titull në Bundesliga erdhën në sezonet në vijim, pasi përfunduar nënkampione në të dyja rastet ndaj Bayernit. Një pikë prapa Die Roten me pesë për të luajtur në 1988/89, Kolni arriti të itojë vetëm një nga ndeshjet e mbetura, duke përfshirë edhe humbjen 3:1 në shtëpi ndaj rivalëve për titull.

Në 1989/90, Koln ishte i vetmi pretendent i mundshëm për të kontestuar skuadrën e Bayern Munich, që dukej se synonte të shkëputej me titullin qysh në fillim. Fakti që skuadra e Daum mbajti garën aktive deri në fundjavën e parë të majit, ishte një dëshmi e talentit të tij, siç ishte avancimi i tyre në gjysmëfinale të Kupës UEFA dhe kundërpërgjigja e tyre e zjarrtë nga 3:0 gjatë ndeshjes së parë në Torino ndaj Juventus, për të rrëmbyer dy gola të vonshëm si mysafirë. U desh që mbrojtja më e mirë italiane në një ndeshje të dytë pa gola t’i mohonte Kolnit një vend në finale, përkthen lajmi.net.

Ajo që erdhi më pas ishte e jashtëzakonshme. Me një tjetër sezon potencialisht të suksesshëm përpara, dhe vetëm katër ditë pasi Gjermania Perëndimore kishte mposhtur Holandën në San Siro, gjatë një takimi të paqëndrueshëm në 1/16 në Itali 90’, Daum u shkarkua pa shpjegime publike nga presidenti Dietmar Arzinger-Bolten. Ishte një lëvizje që erdhi totalisht nga sfera e majtë dhe një lëvizje nga e cila Koln nuk u këndell kurrë.Billy Goats që atëherë nuk kanë arritur të ngjiten në lartësinë që Daum i kishte çuar, kur ai linte klubin.

Daum pa sezonin 1990/91 të fillonte, duke qëndruar në kolltukun e tij. Nga fundi i nëntorit, megjithatë, ai u kthye në punë. VfB Stuttgart, pasi kishte duruar një jokonsistencë në sezonin e tyre, bënë një lëvizje për të. Me klubin në pozitën e 15-të, dhe jashtë vendeve të rënies vetëm me diferencë të golave, do të ishte një bast i madh.

Ndeshja e parë e Daum në krye të Stuttgart, vetëm katër ditë pas emërimit të tij, nuk mund të ishte më dramatike. Siç do ta kishte fati, bashkëyjet për aktin e tij të parë në Neckarstadion do të ishin Koln.

Në një pasdite kur 11 mijë shikues shtesë u futën nëpër rrotullat në krahasim me ndeshjen e mëparshme të Stuttgart në shtëpi, Daum gjeti skuadrën e tij të re duke ndjekur një rezultat 2:0 vetëm pesë minuta pas pjesës së dytë. Duke u kundërpërgjigjur me shpejtësi brenda gjashtë minutave, rezultati u barazua dhe Stuttgart përfundoi përmbysjen duke fituar 3:2 në një pasdite elektrike.

Ishte një rezultat që vendosi tonin në një rivalitet antagonist për pjesën e mbetur të sezonit, pasi Stuttgarti filloi ngritjen në tabelën e Bundesliga. Së dyti Daum do të merrte detyrat e tij për t’u përballur me Koln në Mungersdorfer Stadion, së pari duke rënë nga Kupa e Gjermanisë, por më pas duke rikthyer traziar në ndeshjet e kthimit në Bundesliga, duke u larguar me një fitore 6:1, një fitore që dëshmoi dhe fitoi pikë jetike. Daum dhe Stuttgart zunë biletën e fundit për Kupën UEFA, në kurriz të Koln, me vetëm një pikë.

Sezoni tjetër, 1991/92, ishte befasues. Teksa Bayern gaboi pothuajse çdo hap, duke përfunduar në pozitën e 10-të, një nga garat më të mëdha për titullin e Bundesliga u zhvillua pa ta. Në atë që ishte sezoni i parë i ribashkimit i ribashkimit të Gjermanisë në nivel klubesh, pati një betejë trepalëshe, të xhiros së fundit për titullin mes liderëve të Frankufrt, Borussia Dortmund dhe Stuttgart të Daum.

Me tre skuadrat të barazuara me nga 50 pikë, Frankfurt kryesoi me gol-diferencë. Duke synuar titullin e tyre të parë gjerman që nga viti 1959, ata ishin një klub me gjithë vullnetin e kombit pas tyre. Skuadra e Daum ishte në vendin e dytë, ndërsa Dortmundi ishte jashtë me një diferencë golash inferiore dhe priste që Frankfurt e Stuttgart të rrëshqisnin.

Gjithsesi, për pjesën më të madhe të pasdites së fundit, Frankfurt dhe Stuttgart dukej se do të gabonin. Kur Stephane Chapuisat zhbllokoi herët rezultatin për Dortmund në DUisburg, titulli ishte përkohësisht në duart e tyre. Daum ishte gati të bëhej shoqëruese e nuses edhe një herë, aq më tepër kur Stuttgarti shkoi në disavantazh ndaj Leverkusen. Me Frankfurt që po mbahej në Hansa Rostock, drama po arrinte kulmin.

Fakti që të tre protagonistët sfidues të titullit ishin në udhëtim me gjithçka për të luajtur, bëri një situatë ku gjithçka ishte e mundur. Pak para pjesës së parë, Daum u rikthye në garë pasi Stuttgart barazoi me Leverkusen, përmes një penalltie të diskutueshme.

Me kalimin e pjesës së dytë, nervat filluan të ngriheshin. Frankfurt pranoi në Rostock, por barazoi brenda pak minutash. Të gjitha siguritë e dukshme të një titulli të Dortmund sfidoheshin vazhdimisht diku tjetër. Me kalimin e minutave, titulli mund të ishte në duart e Dortmundit, por një gol i Frankfurt ose Stuttgart tani me dhjetë lojtar, do të ndryshonte këtë. Frankfurtit iu mohua ajo që dukej si penallti e pastër dhe që do t’i fitonte titullin, por më pas erdhi momenti – Guido Buchwald me një goditje me kokë çoi Suttgartin përpara, me katër minuta të mbetura.

Dortmundi kishte një dorë në Salatschussel që në minutën e nëntë të lojës. Ishte lavdi për Daum dhe Stuttgart dhe shkatërrim për Frankfurt e Dortmund, në një nga kulmet më mahnitëse dhe dramatike në historinë e Bundesliga.

Kishte kohë për një kthesë tjetër; Frankfurt pësoi përsëri në Rostock, ndërsa shtynte përpara për një gol fitues të vonë. Daum, pas grumbullit të gabimeve të tij me Koln, më në fund kishte arritur të bënte hapin e tij të madh në karrierë për të çuar Stuttgartin drejt titullit. Ishte një kthesë e jashtëzakonshme nga ajo që Daum kishte trashëguar nga 17 muaj më parë.

Vetëm 19 muaj më vonë, megjithatë, ai po largohej nga klubi me një pozicion të ngjashëm me vendin ku i kishte gjetur. I pozicionuar në mënyrë të pasigurt në pozitën e14, vetëm katër pikë përpara vendit të rënies, Daum dha dorëheqjen. Ishte një kohë e vështirë për të dhe goditja më e madhe erdhi në shtator 1992, kur pasi barazoi me kampionët anglezë, Leeds, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve të saporformuar, Stutrgarti kaloi në një fitore 3:0 në ndeshjen e parë.

Kur Daum dhe lojtarët e tij udhëtuan në Yorkshire për ndeshjen e dytë, një tjetër lojë dramatike u luajt. Duke pranuar herët për të rritur shpresat e Leeds për rikthim, Stuttgart dukej se e mohoi kërcënimin duke marrë një gol jetik si mysafir. Leeds, megjithatë, nuk u dorëzua dhe kur Gary McAllister shënoi një tjetër pak para pjesës së parë, ai bëri një pjesë të dytë intriguese.

Golat e mëtejshëm nga Eric Cantona dhe Lee Cahpman e sollën Leeds në një gol të një rikthimi të pamundur me dhjetë minuta ende për t’u luajtur. Daum u përshtat në përputhje me rrethanat, duke sjell mbrojtësin serb Jovo Simanic për debutimin me një përpjekje për të mbajtur epërsinë e tyre të lehtë.

Stuttgarti rezitoi dhe një vend në raundin e dytë dukej se ishte i tyre. Megjithatë, shpejt u shfaq një problem; befas u bë e qartë se ardhja e Simanic-it në ndeshje nënkuptonte se Daum kishte futur katër lojtarë të huaj në Elland Road, duke thyer kështu kufirin e tre të lejuarve në atë kohë.

Howard WIlkinson dhe kryetari i tij kuptueshëm protestuan kundër incidentit, duke kërkuar që Stuttgarti të hiqej nga turneu, përkthen lajmi.net. Argumentet dhe kundër-argumentet u ndezën për 24 orë, derisa UEFA e zbuti çështjen dhe injoroi në masë të madhe rregulloren e saj, duke bërë thirrje për një playoff në një vend neutral. Në Camp Nou pak të mbushur, Leeds mbizotëroi 2:1 dhe Stuttgarti ishte jashtë Champions League.

Daum kurrë nuk riktheu Stuttgartin nga atje. Simanic nuk luajti më për klubin duke plotësuar vetëm shtatë minuta të dëmshme futbolli para se të largohej. Titulli i Bundesliga u dorëzua pa një garë të kënaqshme, duke përfunduar sezonin në vendin e shtatë dhe duke humbur mundësinë për rikthim në Evropë.

Pasi mospërputhjet e pjesës së parë të sezonit 1993/94 i dhanë fund kohës së Daumit në Stuttgart, ai kërkoi një sfidë të re, këtë herë larg Gjermanisë. Brenda katër javësh ai ishte trajner i ri i Besiktas.

Nga maji 1994, Daum po printe Besiktas drejt lavdisë në Kupën e Turqisë ndaj Galatasaray dhe gjithashtu fitoi Superkupën. Sezonin e ardhshëm shndërroi ata në kampionë të ligës, por pasi Fenerbahce u largua me titullin në 1995/96 dhe pavarësisht se bëri mirë në Stamboll, ai pranoi me lehtësi ofertën e Bayer Leverkusen për një rikthim në Bundesligë.

Leverkusen, i freskët nga një shmangie e ditës së fundit nga rënia nga liga, u dëshmua një tjetër klub që gëzonte një kërcim të menjëhershëm me ardhjen e Daum. Pasoi një sfidë e pamundur për titull, e cila dështoi vetëm në fundjavën e parafundit. Daum, me nuancat e kohës së tij në Koln, e gjeti veten të penguar edhe një herë nga Bayern. Ironia më e madhe ishte se ishte një humbje jashtë ndaj Koln që i dha fund garës së Leverkusenit.

Qëndrueshmëria e Bundesligës do të kompensohej nga kampanja evropiane që panë një garë deri në çerekfinale të Champions League në 1998 që dëshmpi kulmin. Megjithatë, brenda vendit, ishte një çështje shumë e ndryshme. Duke mos përfunduar kurrë më poshtë se vendi i tretë, ishte në vitet 1999/2000 kur Daum ishte dëshpërimisht pranë thyerjes së triumfit në Bundesliga me Leverkusen. Tre pikë larg Bayernit që shkon në ditën e fundit, ata duhej të shmangnin humbjen jashtë ndaj skuadrës së mes-tabalës, Unterhaching, për të fituar titullin.

Në rrethana të ngjashme me Frankfurtin tetë vite më parë, Leverkusen ishte gati për festë që t’i jepte fund të gjitha pritjeve, kur gjithçka shkoi keq. Një disfatë 2:0 e shoqëruar me fitoren e Bayernit në shtëpi ndaj Werder Bremenit, nënkuptonte që tentimet të vazhdonin për Leverkusen.

Pavarësisht kapitullimit të titullit, Daum ishte zgjedhja numër një e DFB-së për të pasuar Ribbeck, pas paraqitjes së tyre të dobët në Euro 2000. DFB ishin aq të sigurt në përzgjedhjen e tyre saqë ishin të gatshëm të prisnin kohën e tyre, duke rënë dakord të prisnin 12 muaj derisa kontrata e Daum me Leverkusenin kishte përfunduar dhe duke vendosur Rudi Boller nën kontroll të përkohshëm deri në qershorin që do të vinte.

Megjithatë, thashetheme shqetësuese filluan të shfaqen, për Daum që ishte përdorues i rregullt i kokainës, dhe më tej, për lidhje me prostituta dhe madje edhe për zhvatje të mundshme. Ai i mohoi me forcë akuzat, nga të cilat nxitësi më i zhurmshëm i tifozëve kishte qenë armiku i tij afatgjatë, Uli Hoeness. Rivaliteti Daum dhe Hoeness kishte zier për vite me radhë, duke u shtrirë në një debat televiziv shpërthyes mes të dyve, që mahniti dhe argëtoi një komb të tërë që po shikonte.

Hoeness po rriste insistimin se Daum ishte njeriu i gabuar për stolin dhe pse ai ndihej kështu më në fund mori vëmendjen e mediave në fund të shtatorit. Historia bëri bujë kur një Daum i relaksuar, tha se me kënaqësi do të jepte mostra gjaku, urine dhe flokësh, për analizën e drogës.

Kur Hoeness filloi të tërhiqte akuzat e tij për zhvatje të supozuara të Daum dhe shoqërim me prostituta, bëri që syri kritik i publikut të kthehej nga Hoeness te Daum. E parë në shumë kënde si përçarjet e hidhura të një armiku të përhershëm, edhe monarku i futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, fillimisht nuk dinte kë të mbështeste.

Derisa Beckenbauer publikisht mbrojti Hoeness, ai nuk i miratoi akuzat e tij, thjesht duke thënë se ato ishin thashetheme afatgjate që shtriheshin pas një dekade deri në daljen shokuese të Daum nga Kolni. Der Kaiser vazhdoi të deklaronte se një grup rezultatesh negative të testit do të nënkuptonte se Daum do të ishte i lirë të merrte pozicionin e tij të rënë dakord me DFB-në në pandëshkueshmëri totale.

Një tjetër figurë shumë e respektuar, Paul Breitner, deklaroi se sido që të zbriste monedha që rrotullohej, njëri nga dy protagonistët do të përfundonte në Gjermani, pasi çështja ishte sqaruar, përkthen lajmi.net. Ndërsa kombi priste rezultatet e testeve negative të pritura gjerësisht, një Hoeness gjithnjë e më i rrethuar mbeti i vendosur në pikëpamjen e tij se shumë njerëz së shpejti do të duhej t’i kërkonin falje.

Njëzet e katër orë para vizitës në Dortmund, vetëm tri ditë pas humbjes 5:3 në Bernabeu kundër Real Madridit në fazën e grupeve të Champions League, dhe vetëm tre javë pasi historia ishte bërë publike, u dha lajmi mahnitës: Daum kishte regjistruar një test pozitiv droge dhe kokaina ishte e pranishme në mostrën e flokëve të tij.

Leverkusen, me lidhjet e tyre thelbësore me perandorinë farmaceutike Bayer, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shkarkonte Daum me efekt të menjëhershëm. DFB tërhoqi me shpejtësi kontratën dhe Daum i depërtua nga vendi për në Florida. Hoeness mbeti me një fitore të zbrazët që as ai nuk do ta dëshironte, duke pasur parasysh pasojat për DFB-në dhe futbollin gjerman në përgjithësi.

Daum vazhdoi të protestonte për pafajësinë e tij dhe një raund i dytë i testeve rezultoi jopërfundimtar. Megjithatë, në janar 2002, Daum ishte kthyer në Gjermani për t’u përballur me muzikën, duke pranuar përdorimin e kokainës, por duke mohuar se ishte i varur.

Në mars, Daum ishte kthyer në Besiktas duke kërkuar të bashkonte reputacionin e tij të thyer dhe duke iu nënshtruar terapisë. Edhe pse ai u largua nga klubi një herë në verën e vitit 2002 pasi i udhëhoqi ata përsëri në Evropë, Turqia do të mbetej një destinacion ngushëllimi për të. Pas një sezoni fitues të titullin në Austri Vienna, ai mori drejtimin e Fenerbahce në 2003, duke i çuar ata drejt titujve të njëpasnjëshëm në 2004 dhe 2005, para se të rrëshqiste në ditën e fundit në 2006, duke humbur për pak një het trik të suksesit në Super Lig.

Pas dorëheqjes nga Fenerbahce në verën e vitit 2006, Daum mori pak kohë, duke u rikthyer përfundimisht në lojë në fund të nëntorit. Ndërsa nuk ishte çudi që ai u rikthye në futboll – ishte çudi mjedisi ku ai u rishfaq. Daum iu përgjigj një telefonate të papritur nga klubi i tij i vjetër, Koln.

Njëzet vjet pasi mori për herë të parë drejtimin e klubit dhe 16 vite pas largimit misterioz, ai u kthye në atë që tashmë ishte gjigant i rënë. I gjendur në mes-tabelë të Bundesliga 2, Daum do ta çonte Kolnin përsëri në Bundesliga brenda 18 muajve, duke vazhduar të shihte një sezon të respektueshëm konsolidimi nëpër rikthimin e tyre në kohën e madhe.

Natyra nomade e karrierës së trajnerit të Daum vazhdoi me shpejtësi; duke u larguar nga Kölni me një vit të mbetur në kontratën e tij, ai u rikthye edhe një herë te Fenerbahçe, duke humbur për pak titullin e Süper Lig dhe duke humbur finalen e Kupës së Turqisë, përpara se të shtonte një periudhë shumë të shkurtër dhe të pasuksesshme duke u përpjekur të shpëtonte Frankfurtin nga rrëzimi në Bundesligë në fund. të sezonit 2010/11 në CV-në e tij të gjatë.

Emërime të mëtejshme me arritje të ndryshme erdhën në Club Brugge dhe sërish në Turqi, këtë herë me Bursaspor. Ndërsa korrigjoi problemet e mbrojtjes në Brugge për t’i çuar ata në një vend nënkampion, koha e tij si Bursaspor ishte një periudhë e paaftë për të përmbushur pritshmëritë e larta.

Gjatë gjithë një karriere trajneri po aq të suksesshme dhe kontroverse, njolla e përhapur në peizazhin e Daum është humbja e pozicionit të tij si trajner i zgjedhur i ekipit kombëtar në tetor 2000. I armatosur me plane të gjera riorganizimi në një kohë rrëmujë për Die Mannschaft, disa prej të cilave që atëherë ishin implementuar, futbolli ndërkombëtar dukej se kishte kaluar për të.

Në verën e vitit 2016, lindi një mundësi e papritur. Pas një ekzili dy-vjeçar nga loja, Daum u emërua si trajner i kombëtares së Rumanisë, duke zgjatur pak më shumë se një vit. Sipërmarrja e vonuar e Daum në skenën ndërkombëtare solli rrethin e plotë të karrierës së tij.

Derisa ishte një njeri që ishte krijues i rënies së tij, ka diçka paksa të ngrohtë në fakti nqë ai përfundimisht pati mundësin të testonte veten me kombëtare. Megjithatë, ajo ngrohtësi e mundësive u kompensua gjithashtu nga një ndjenjë se anija e tij kishte lundruar dhe se ai mund të pyeste përgjithmonë se çfarë mund të kishte arritur me Gjermaninë kur ishte në kulmin e fuqive të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco