Kumbulla shënon golin e parë nën drejtimin e Mourinhos, mbrojtësi vlerësohet me notë të lartë

Kumbulla shënon golin e parë nën drejtimin e Mourinhos, mbrojtësi vlerësohet me notë të lartë

10:30, 21/01/2022

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Romën mbrëmjen e kaluar ndaj Leçes, duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. 

Lojtari kuqezi përveç se bëri shumë mirë në fazën mbrojtëse, ia doli të realizojë edhe një gol, që për verdhekuqtë ishte goli i përkohshëm i barazimit, në sfidën e fituar nga skuadra kryeqytetase me shifrat 3-1, sfidë e vlefshme për Kupën e Italisë. 

21-vjeçari shqiptar goditi saktë me kokë pas pasimit nga Abraham dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke festuar kështu golin e parë me Romën nën drejtimin e trajnerit Mourinho. Sipas , “SofaScore”, Kumbulla është vlerësuar me notën 7.8, duke qenë një nga lojtarët me notën më të lartë në këtë ndeshje, i cili ashtu sikurse edhe në ndeshjen e kaluar, ka bërë mjaft mirë me Romën. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco