Kumbulla, njeriu i momentit te Roma

Kumbulla, njeriu i momentit te Roma

10:40, 21/01/2022

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla më në fund ka arritur të bindë trajnerin Jose Mourinho dhe ta detyrojë këtë të fundit që kritikat ndaj tij t’i kthejë në elozhe.

Kumbulla ishte deciviz për ekipin romak në ndeshjen e ditë së djeshme në Kupën e Italisë përballë Lecces ku shënoi edhe golin e barazimit.

Pas ndeshjes, mbrojtësi foli për Sport Mediaset ku u shpreh se ndjehet i lumtur për golin e tij dhe si edhe për momentin e mirë që po kalon.

“E nisëm ndeshjen jo mirë, pmë pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin. Në pjesën e dytë luajtëm me një tjetër ritëm dhe ia dolëm të fitojmë ndeshjen”.

“Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë muajt e fundit, dhe po ai dal mirë”.

Në fund foli edhe për rivalin e ardhshëm në Kupë që është Interi.

“Sigurisht që duhet ta nisim ndeshjen ndaj tyre në një mënyrë tjetërm, me një qëndrim me aktiv në fushë. Le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit ka kohë për takimin e Kupës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco