FOTO/ Shpallet ekipi më i mirë në botë për vitin 2021

FOTO/ Shpallet ekipi më i mirë në botë për vitin 2021

20:23, 20/01/2022

Kur flasim për skuadrën më të mirë në botë shumë prej nesh i shkon mendja tek ekipe si Reali, Barcelona, Bajern, Çelsi etj.

Por në fakt për vitin 2021 është një skuadër tjetër që ka marrë podiumin.

Federata Ndërkombëtare e futbollit dhe statistikave (IFFHS) ka shpallur Palmeirasin si ekipi më i mirë me 322 pikë.

Kjo është hera e parë që një ekip brazilian renditet në vendin e parë në këtë klasifikim. Vjet ata fituan Kupën Libertadores.

Përsa i përket ekipeve europiane, në 10 vendet e para Mançester Siti renditet më lart nga të tjerët.

Ekipi i Guardiolës renditet në vendin e tretë me 300 pikë, e ndjek Çelsi në vendin e katërt me 289.

Më poshtë keni 10 ekipet e para në listë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco